Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Një burrë i vuri flakën gruas së tij pasi i hodhi asaj lëng të ndezshëm, dyshohet a l k o o l.
Ngjarja ka ndodhur në Montecorvino Pugliano, një qytet i vogël italian. Episodi daton në natën mes të hënës dhe të martës, por është bërë me dije vetëm pasditen e sotme, sipas medieve italiane.
Edhe kjo histori dhune dhe abuzimi kishte si sfond muret e brendshme, shkruan Corriere della Serra.
Në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, 51-vjeçare, burri nuk ka mundur të përmbahet dhe pasi i ka hedhur gruas lëng të ndezshëm me çakmak, i ka vënë flakën.
Viktima, edhe pse e përfshirë nga flakët, ka arritur të hapë derën e shtëpisë dhe të thërrasë për ndihmë. Disa fqinjë i erdhën në ndihmë të cilët gjithashtu thirrën ambulancën.
Disa orë më vonë, mjekët urdhëruan transferimin e saj në Qendrën e Djegieve Cardarelli.
Ajo ka djegie në të gjithë trupin, por gjendja e saj është e stabilizuar.
Ndërkohë karabinierët, kanë arrestuar bashkëshortin./Abcnews.al/
Video bonus:
Video bonus: