Ballina Kronika Drogë me vlerë 300 mijë euro në shtëpinë e shqiptarit, kapet 42-vjeçari...

Drogë me vlerë 300 mijë euro në shtëpinë e shqiptarit, kapet 42-vjeçari në Greqi

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro.

Protothema.gr shkruan se në banesën e shqiptarit janë gjetur konkretisht 3.5 kilogramë kokainë dhe 19 kg kanabis.

Ndaj shqiptarit rëndon akuza për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike./abcnews.al/