Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Wizzair anulon disa linja fluturimi nga Shkupi

Wizzair anulon disa linja fluturimi nga Shkupi

Kompania ajrore me kosto të ulët “Wizzair” do të pezullojë fluturimet nga Shkupi dhe Ohri drejt katër qyteteve evropiane, njoftoi exyuaviation.com.

Linja ajrore me kosto të ulët do të ndalojë operimet nga baza e saj nga Shkupi për në Turku të Finlandës, Torino të Italisë dhe Billund të Danimarkës si dhe anasjelltas.

Prandaj, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë më një linjë ajrore të rregullt për në Finlandë. Fluturimet për në Turku u prezantuan në vitin 2019, ndërsa për në Billund në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç kësaj, po pezullohet edhe linja ajrore midis Ohrit dhe Friedrichshafen. Fluturimet midis dy qyteteve u prezantuan dhjetorin e kaluar.

Përveç kësaj, linja ajrore gjithashtu do të anulojë fluturimet nga Lubjana, Beogradi dhe Tuzla. Kompania po pezullon shërbimet midis Charleroi dhe Ljubljanës, Beogradit dhe Hanit, si dhe midis Tuzlës dhe Vaxjo.