Presidenti i Francës, Macron ka folur pas ndeshjes me Marokun, ku ka theksuar se kundërshtarët ishin shumë të fortë dhe sfida ishte e vështirë.
“Ne erdhëm për të fituar, por kombëtarja marokene na bëri të kalonim periudha të vështira. Ne ndejnim se nuk po luanim në fushën tonë, pasi shumica e tifozëve ishin me Marokun.”
Më pas, Macron foli edhe për finalen e madhe të Kupës së Botës, ku Franca do të përballet ndaj Argjentinës të dielën.
“Unë do të jem gati të bëj një parashikim të detajuar vetëm të dielën në mëngjes. Mendoj se ne jemi favoritët, por argjentinasit po luajnë më mirë ndeshje pas ndeshje, ekipi i tyre po rritet. Ata kanë më pak alternativa se ne në stol.
Sipas mendimit tim, ata kanë një përbërje më pak të dendur. Unë jam duke pritur për të parë nëse Rabiot do të luajë, sepse ndeshja varet edhe nga ai, edhe pse kemi parë një Francë të madhe kundër Marokut.
Mendoj se do të fitojmë dhe diçka më thotë se do të shënohen shumë gola në finale, por një parashikim më të detajuar do ta bëj të dielën në mëngjes”, ka thënë ai./h.ll/abcnews.al