Me datë 22.12.2022, në ora 17:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga Piroku i Tetovës, pasi që rreth orës 13:25 kishte sulmuar fizikisht personin S.H. (64) nga Tetova.
Sipas raportit, ai ka përdorur edhe një mjet druri gjatë sulmit. Në të njëjtën kohë i është gjetur dhe marrë mjeti prej druri si dhe një boksier metalik. I njëjti është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.