Ballina Kronika OFROHET SHPËRBLIM PËR INFORMACION: Kjo bjonde nga Bosnja vodhi një milion euro...

OFROHET SHPËRBLIM PËR INFORMACION: Kjo bjonde nga Bosnja vodhi një milion euro në Shtutgart në mes të ditës dhe u zhduk pa nam e nishan

Vjedhja ka ndodhur më 14 tetor. Megjithatë, hetuesit deri më tani nuk kanë mundur të kapin hajduten. Mirnesa S. mund të ketë shkuar jashtë shtetit. Kjo është arsyeja pse policia tani kërkon ndihmë për gjetjen e gruas me tatuazh të dukshëm. Thuhet se Mirnesa është e gjatë 174 centimetra dhe ka sy blu-jeshile.

Tingëllon si një histori nga një film gangsterësh: në Shtutgart, në mes të ditës, një grua vodhi një milion euro nga kompania e transportit të parave ku ajo vetë ishte e punësuar, transmeton Tetova News.

Tashmë policia po e kërkon publikisht dhe RTL pretendon se e di identitetin e saj dhe se është Mirnesa S., të cilën miqtë e saj e quajnë Miki. Kjo grua 42-vjeçare, thonë ata, është me origjinë boshnjake dhe dyshohet se ka punuar si kamariere në Shtutgart.

Në profilin e saj në Instagram, kjo bionde tregon se si po argëtohet e veshur me rroba të markës. Po ashtu RTL shkruan se në videon nga kamera e vëzhgimit shihet se Mirnesa S. mban një çantë me kartëmonedha.

Vjedhja ka ndodhur më 14 tetor. Megjithatë, hetuesit deri më tani nuk kanë mundur të kapin hajdutin. Mirnesa S. mund të ketë shkuar jashtë shtetit. Kjo është arsyeja pse policia tani kërkon ndihmë për gjetjen e gruas me tatuazh të dukshëm. Thuhet se Mirnesa është e gjatë 174 centimetra dhe ka sy blu-jeshile.

Është premtuar një shpërblim prej 37.500 euro për informacione që do të çonin në arrestimin e gruas, transmeton Tetova News.

Video bonus:

Video bonus:

https://youtu.be/7bVCywcCD8k

@tn.lajmelokale
@tetovanews