Një agjent maroken i inteligjencës, i identifikuar si Mohamed Belahrech është shfaqur si një nga operativët kryesorë në skandalin e korrupsionit në Katar Gate që ka tronditur Parlamentin Evropian.
Emri i tij i koduar është M118 dhe ka vite që bën xhiron e agjencive evropiane të spiunazhit.
Belahrech duket se është në qendër të një rrjeti që shtrihet nga Katari dhe Maroku në Itali, Poloni dhe Belgjikë.
Ai dyshohet se është përfshirë në përpjekje intensive lobimi dhe korrupsioni i dyshuar që synon deputetët evropianë në vitet e fundit dhe rezulton se ai ishte i njohur për inteligjencën evropiane për mjaft kohë.
Vëmendja zgjerohet përtej rolit të Katarit në akuzat për korrupsion nga eurodeputetët evropianë, pasi policia belge sekuestroi pajisje dhe më shumë se 1.5 milionë euro në para gjatë bastisjeje në të paktën 20 shtëpi dhe zyra.
Sipas gazetës italiane “La Repubblica” dhe asaj belge Le Soir, Belahrech është një nga lidhjet që lidh Pier Antonio Pancheri me shërbimin sekret maroken DGED.
Politikani italian është tani në burg, duke u përballur me akuza paraprake për korrupsion si pjesë e hetimit nëse Maroku dhe Katari blenë ndikim në Parlamentin Evropian.
Belharech mund të jetë gjithashtu çelësi për të zbuluar një nga misteret e vazhdueshme të skandalit të Katarit, gjurmët e parave.
Një kërkesë belge për ekstradim i referohet një personazhi misterioz të lidhur me një kartë krediti dhënë të afërmve të Panzerit – i cili njihet si “gjigandi”. Spekulimet rrotullohen nëse Belahrech mund të jetë ky gjigant.
Jo shumë kohë më vonë, Belahrech u rishfaq në Francë, ku luajti një rol kryesor në një rast korrupsioni në aeroportin Orly të Parisit.
Një agjent maroken, i identifikuar në atë kohë si Mohamed B., dyshohet se ka marrë deri në 200 dosje konfidenciale për të dyshuarit për terrorizëm në Francë nga një roje kufitare franceze, sipas një hetimi të botuar në Libération.
Oficeri, i cili u arrestua dhe u vu nën hetim zyrtar në vitin 2017, dyshohet se i ofroi agjentit maroken materiale konfidenciale për njerëzit në listat e vëzhgimit të terroristëve dhe personat e mundshëm me interes që kalonin përmes aeroportit në këmbim të një pushimi me katër yje në Marok .
Autoritetet franceze thuhet se nuk e ndoqën penalisht Belahrech, i cili u zhduk kur rrjeti i tij u shpërbë.
Sipas një zyrtari francez me njohuri për hetimin, Belahrech ishte duke bashkëpunuar me Francën në atë kohë duke ofruar informacione për çështje kundër terrorizmit dhe u lirua për këtë arsye.