Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se vendet perëndimore duhet të jenë të gatshme të ofrojnë mbështetje afatgjatë për Ukrainën, pasi Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë.
Jens Stoltenberg i tha BBC-së se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran dhe do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.
“Programi rus i mobilizimit të pjesshëm, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk ka dëshirë për t’i dhënë fund luftës për momentin. Forcat ukrainase kanë pasur vrull për disa muaj, por ne e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre janë tani në stërvitje”, tha ai.
“E gjithë kjo tregon se ata janë të gatshëm të vazhdojnë luftën dhe të përpiqen të fillojnë potencialisht një ofensivë të re. Tani ne duhet t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, sepse kjo është mënyra e vetme për të bindur Rusinë se ajo duhet të ulet dhe të negociojë. me mirëbesim dhe respekt Ukrainën si një komb sovran i pavarur në Evropë”, tha Stoltenberg.
“Ajo që dimë është se ajo që Ukraina mund të arrijë në atë tryezë varet tërësisht nga forca në fushën e betejës”, përfundoi ai.