Drejtori ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë Armend Fazliu, ka reaguar në profilin e tij në facebook pas publikimit nga shumë portale të shkrimit të doajenit të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Emin Azemit.
Statusi i plotë i Armend Fazliut:
Për momentin jam në katin e pestë të Spitalit Klinik të Tetovës, reparti i pediatrisë.
Çdo dhomë ekam vizituar vetë, të gjitha dhomat janë në temperaturë të ngrohtë.
Poashtu edhe në katin e katërt.
Ata që thonë që është e kundërta i ftoj për vizitë. Bashkë me stafin tim do i presim në pediatri.
Në Spitalin e Tetovës, ka edhe shumë punë që duhet të zgjidhen, por kjo sështë njëra prej tyre.
I ftoj të gjithë njerëzit e ndershëm ta ndihmojmë bashkërisht këtë institucion që nesër të jetë shembull, se si mund të ngritet një institucion me forca të përbashkëta të gjithësecilit prej nesh.
EMIN AZEMI: NË SPITALIN E TETOVËS – TĒ SHËROHESH APO TË VDESĒSH?!
Emin Azemi
Duhet sa më parë të merr fund trajtimi çnjjerezor ndaj pacientëve të Spitali të Tetovës. Ky apel i drejtohet të gjitha strukturave qe merren me menaxhimin e këtij Spitali.
Aktualisht në repartin e Pediatrisë po ngrijne se ftohti dy mbesat e mia te vogla, tê cilat kanë prit 2 ore per infusion dhe tash duhet te qendrojne aty 3 dite ne kushte frigiotefike.
Me njê kujdes zero spitalor, pacientêt vijne te sherohen, por ata semuren edhe me teper. Keshtu do te ndodhe edhe me mbesat e mija te vogla. Ne emer te gjithe pacienteve, sidomos ne emer te mbesave te mia te vogla te cilat jane te pafuaishme te protestojne, lusim drejtorin e ketij Spitali ti vizitoj repartet e katit 4 dhe te sheh me çfare kushtesh jonjerezore po perballen pacientët.
E pakta qe mund te bej drejtori , eshte qe te lejoj familjarêt e pacientëve te sjellin nga shtepite nxemëset. Nese drejtori i ndermerr sonte keto masa, sigurisht ketu do te ndalem me kete apel. Ne te kunderten neser ne te gjitha mediat , Spitali i Tetoves do te jete lajm kryesor….
Pacientët e Spitali tê Tetovës kërcenohen nga vdekja si pasoje e trajtimit aspak human
04 . 01. 2023
E. A