Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, informon se sot në hapësirat e Komunës së Tetovës ka pritur në takim pronarin e kompanisë “Marmo Fix” Isa Fazlija.
Kasami njofton se Isa Fazlija së bashku me familjen e tij i dhuruan donacion Komunës së Tetovës pesë inkubatorë me vlerë prej 163.755 frangave, për t’iu dhuruar më pas Spitalit të Tetovës.
“Kënaqësi që sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, të mirëpres pronarin e kompanisë “Marmo Fix” z. Isa Fazlija, i cili së bashku me familjen e tij i dhuruan donacion komunës së Tetovës 5 Inkubatorë me vlerë 163.755 CHF, për t’iu dhuruar më pas Spitalit të Tetovës. Ky donacion, u votua me shumicë votash në këshillin komunal në seancën e fundvitit”.
“Sot, edhe zyrtarisht nënshkruam kontratë për t’ia dhuruar Spitalit Klinik të Tetovës. Faleminderit familja Fazlija për zemërgjërësin e treguar. Së bashku do ta zhvillojmë Tetovën tonë!”, ka shkruar Kasami./Telegrafi/

Statusi i plotë i Kasamit
Kënaqësi që sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, të mirëpres pronarin e kompanisë “Marmo Fix” z. Isa Fazlija, i cili së bashku me familjen e tij i dhuruan donacion komunës së Tetovës 5 Inkubatorë me vlerë 163.755 CHF, për t’iu dhuruar më pas Spitalit të Tetovës.
Ky donacion, u votua me shumicë votash në këshillin komunal në seancën e fundvitit. Sot, edhe zyrtarisht nënshkruam kontratë për t’ia dhuruar Spitalit Klinik të Tetovës..
Faleminderit familja Fazlija për zemërgjërësin e treguar. Së bashku do ta zhvillojmë Tetovën tonë!





















![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




