Ballina Aktualitet Reagim nga Spitali i Tetovës pas publikimit të shkrimit të gazetarit Emin...

Reagim nga Spitali i Tetovës pas publikimit të shkrimit të gazetarit Emin Azemi

Drejtori ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë Armend Fazliu, ka reaguar në profilin e tij në facebook pas publikimit nga shumë portale të shkrimit të doajenit të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Emin Azemit.

Statusi i plotë i Armend Fazliut:

Për momentin jam në katin e pestë të Spitalit Klinik të Tetovës, reparti i pediatrisë.

Çdo dhomë ekam vizituar vetë, të gjitha dhomat janë në temperaturë të ngrohtë.

Poashtu edhe në katin e katërt.

Ata që thonë që është e kundërta i ftoj për vizitë. Bashkë me stafin tim do i presim në pediatri.

Në Spitalin e Tetovës, ka edhe shumë punë që duhet të zgjidhen, por kjo sështë njëra prej tyre.

I ftoj të gjithë njerëzit e ndershëm ta ndihmojmë bashkërisht këtë institucion që nesër të jetë shembull, se si mund të ngritet një institucion me forca të përbashkëta të gjithësecilit prej nesh.

EMIN AZEMI: NË SPITALIN E TETOVËS – TĒ SHËROHESH APO TË VDESĒSH?!

Emin Azemi

Duhet sa më parë të merr fund trajtimi çnjjerezor ndaj pacientëve të Spitali të Tetovës. Ky apel i drejtohet të gjitha strukturave qe merren me menaxhimin e këtij Spitali.

Aktualisht në repartin e Pediatrisë po ngrijne se ftohti dy mbesat e mia te vogla, tê cilat kanë prit 2 ore per infusion dhe tash duhet te qendrojne aty 3 dite ne kushte frigiotefike.

Me njê kujdes zero spitalor, pacientêt vijne te sherohen, por ata semuren edhe me teper. Keshtu do te ndodhe edhe me mbesat e mija te vogla. Ne emer te gjithe pacienteve, sidomos ne emer te mbesave te mia te vogla te cilat jane te pafuaishme te protestojne, lusim drejtorin e ketij Spitali ti vizitoj repartet e katit 4 dhe te sheh me çfare kushtesh jonjerezore po perballen pacientët.

E pakta qe mund te bej drejtori , eshte qe te lejoj familjarêt e pacientëve te sjellin nga shtepite nxemëset. Nese drejtori i ndermerr sonte keto masa, sigurisht ketu do te ndalem me kete apel. Ne te kunderten neser ne te gjitha mediat , Spitali i Tetoves do te jete lajm kryesor….

Pacientët e Spitali tê Tetovës kërcenohen nga vdekja si pasoje e trajtimit aspak human

04 . 01. 2023
E. A

Artikulli paraprak“Marmo Fix” i dhuron Spitalit të Tetovës pesë inkubatorë me vlerë 163.755 frënga zvicerane (FOTO)
Artikulli tjetërTë folurit me vete është një simptomë e inteligjencës së lartë