Një dyzet e katër vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës, dje (4 korrik) në ora 16:00, në SPB Tetovë ka raportuar se bashkëshortja e tij 37-vjeçare, është larguar nga shtëpia.
Po merren masa për gjetjen e personit të larguar.
Lajmet e tjera nga kronika:
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (4 janar), rreth orës 18.00, në rrugën “133” në Tetovë, kanë privuar nga liria 44-vjeçarin U.S. nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Dje (4 janar), rreth orës 08:50, në bllokun 87 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.A. nga Tetova, tek i cili është gjetur marijuanë. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Dje (4 janar), në ora 14:30, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 30-vjeçarin V.K. nga Republika e Kosovës, për shkak të qëndrimit të parregulluar në vendin tonë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Mbrëmë (5 janar), rreth orës 01:00, në rrugën “Ivo Lola-Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.M. nga Tetova, i cili pak më herët kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. B.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmjen e djeshme (4 janar), rreth orës 21:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 39-vjeçaren E.J. nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, për shkak të dyshimit për përfshirje në një grabitje të raportuar më datë 31 të muajit të kaluar në një objekt komercial në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Pesëdhjetë e shtatë vjeçari Gj.Sh. nga Gostivari, dje (4 janar), në ora 15:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se dy orë më herët në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij G.J. (48), po ashtu nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Njëzet e pesë vjeçari N.Gj. nga Bellovishti i Tetovës, dje (4 korrik), në ora 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “120” në Tetovë.
Video bonus: