Ballina Argëtim Jetë & Stil Sa kushton? Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë

Sa kushton? Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë

Shtëpia e Clive Christian e parfumeve për 150 vitet e fundit ka furnizuar familjen mbretërore britanike me produkte bukurie.

Tradita që filloi me mbretëreshën Viktoria vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe nuk është rastësi që simbole të ndryshme të monarkisë zbukurojnë shishet e çmuara të shtëpisë.

Këtë herë shtëpia vendosi të hedhë në treg, një parfum që do të kalojë në çmim çdo gjë tjetër në treg. Imperial Majesty është një edicion special i Nr.1, tashmë aroma kryesore e gamës, e cila është e disponueshme në një shishe gjysmë litri. Vetë shishja është prej kristali Baccarat, qafa e shishes është prej ari 18 karatësh dhe në vend të tapës ka një diamant 5 karatësh.

Prodhimi i tij është kufizuar në 10 shishe dhe 5 ose 7 prej tyre janë dorëzuar te pronarët e tyre me fat. Për dërgesën është kujdesur vetë shtëpia e Clive Christian pasi transportohet me një Bentley që kushton pak më pak se parfumi dhe dërgohet privatisht. Pjesa tjetër e shisheve janë në dispozicion të shtëpisë dhe po vizitojnë butikët Clive Christian anembanë botës si pjesë e programit “eat fish eyes”. Parfumi kushton 400,000 euro.

Rikujtojmë, se një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës. Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com. Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein. Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.