Ballina Kronika E rëndë/Ngjarje si në filmat më të frikshëm në Tetovë

E rëndë/Ngjarje si në filmat më të frikshëm në Tetovë

Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit 19 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodi Penal.

Më 7 janar, i dyshuari e ka takuar viktimën në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar viktimës 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë. Më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zherovjanë, ku edhe atje i ka kërkuar dhe i ka marrë viktimës 50 euro. Kur është kthyer i nervozuar në veturë, i dyshuari i ka kërkuar viktimës më shumë para, por ai nuk ka pranuar t’ia japë, transmeton Tetova News.

Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar. Viktima sërish ka refuzuar t’i japë para dhe i ka thënë të dalë nga automjeti i tij, pas së cilës i dyshuari e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe në gjoks. Viktima ka zbritur menjëherë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë, ndërsa i dyshuari ka vrapuar pas tij me thikë në dorë. Ai e kapi atë dhe i dha disa goditje të tjera në shpinë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën.

Viktima është rrëzuar përtokë dhe i ka dhënë të gjitha paratë që kishte me vete – rreth 300 euro, pas së cilës i dyshuari ka ikur.

Prokurori publik i ka dëzuar gjyqtarit kompetent të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozimin për caktimin e masës arrest shtëpiak dhe masën e konfiskimit të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror për të dyshuarin,transmeton Tetova News.

Основното јавно обвинителство Тетово донесе Наредба за спроведување истражна постапка против 19-годишно лице за кое постои основано сомнение дека сторило кривично дело – Убиство од член 123 став 1 во врска со член 19 (во обид) од Кривичниот законик.

Осомничениот, на 7 јануари, се сретнал со оштетениот во раните утрински часови, по што се упатиле во казино во селото Желино. Во казиното му побарал 50 евра на оштетениот, кои веднаш ги потрошил. Потоа отишле во казино во селото Жеровјане, каде исто така побарал и потршил 50 евра од оштетениот. Кога се вратил нервозен во возилото, осомничениот побарал уште пари од оштетениот, но тој одбил да му даде.

Во тој момент, осомничениот извадил нож од џебот и му се заканил. Оштетениот повторно одбил да му даде пари и му рекол да се симне од неговото возило, по што осомничениот му задал неколку убоди со нож во стомакот и градниот кош. Оштетениот веднаш излегол од автомобилот и почнал да бега, а осомничениот трчал по него со ножот во раката. Го стигнал и му задал уште неколку удари во грбот и главата, нанесувајќи му тешки телесни повреди опасни по живот.

Оштетениот паднал на земја и му ги дал сите пари кои ги имал со себе – околу 300 евра, по што осомничениот се дал во бегство.

Надлежниот јавен обвинител до судијата на претходна постапка од Основниот суд во Тетово достави предлог за определување мерка куќен притвор и мерка – одземање на патна и друга исправа за преминување на државната граница за осомниченото лице.​​

Video bonus:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews