Moti i keq me erëra të forta dhe shi ka bërë që lundrimi në det në linjat Durrës-Bari dhe Durrës Ankona, por edhe anasjelltas të shtyhen. Lajmin e bëri të ditur Autoriteti Portual Durrës përmes një njoftimi, ku tregoi edhe oraret se kur do të rinisin udhëtimet.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durres:
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se,:
Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).
Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.
Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.
Ndërsa kompania “Ventouris Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.
Ju faleminderit!