Shefi i rrjetit kinez u prit ditën e djeshme në komisionin e Brukselit për t’u njohur nga afër me hetimet që po kryhen ndaj aplikacionit.
Aplikacioni është aktualisht objekt i dy hetimeve në Evropë. Njëra lidhet me një shkelje të mundshme të rregulloreve për mbrojtjen e privatësisë së fëmijës, tjetra me një transferim të të dhënave personale të përdoruesve në Kinë. Ndërsa Brukseli e ka nën vëzhgim këtë rrjet kaq të pëlqyer nga të rinjtë, SHBA-të po e refuzojnë në masë. Mike Gallagher, një republikan i zgjedhur, kërkon që ky aplikacion të fshihet ose të merret në administrim nga pala amerikane.
Përdorimi i tij në administratë është i ndaluar në më shumë se 20 shtete amerikane, ndërsa nuk regjistrohet asnjë llogari e TikTok në nivel institucional të Brukselit. Dje, evropianët kishin disa mesazhe për të përcjellë: së pari për mbrojtjen e të dhënave, një parim i shenjtë në Evropë dhe së dyti për përmbajtjet e ndaluara si gjuha e urrejtjes, terrorizmi, pornografia e fëmijëve etj.
Nuk dihet nëse fakti që rrjeti është kinez e bën atë të dyshimtë në sytë e perëndimorëve apo numri i lartë i përdoruesve që konkurron ndjeshëm çdo aplikacion tjetër. Numërohen një miliard abonentë deri më sot jashtë Kinës, një e katërta e tyre janë në Evropë si dhe të ardhura marramendëse nga klikimet.

![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)




![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)