Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski është dorëzuar dhe ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai thotë se zgjedhje të parakohshme do të parandalohen nga ana e shumicës e cila me 61 deputet do të parandalojë zgjedhjet.
Nëse kanë 61 deputetë, që do të votojnë, atëherë automatikisht do të thotë që nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj, sepse kjo Qeveri, siç është, e ka shumicën”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pasi pranoi se shumica është stabile, Mickoski është dorëzuar dhe ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë së bashku me ato presidenciale, kërkesë e cila u propozua nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti javë më parë.
Kujtojmë Mickoski dështoi disa herë ka dështuar dhe është frikësuar të dalë në mejdan, edhe pse vet ka kërkuar zgjedhje. Ndryshe partitë e mazhorancës në pushtet, nga ana tjetër, nuk kanë ndryshuar qëndrim për organizimin e zgjedhjeve parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.