Ballina Aktualitet Kush janë emrat e kuadrove të ASH-së për ministra dhe zv/ministra?!

Kush janë emrat e kuadrove të ASH-së për ministra dhe zv/ministra?!

Aleanca për Shqiptarët (ASH) tanimë veçse pritet ta zyrtarizoj hyrjen e saj në Qeveri.

Ndërkohë, kjo parti tashmë ka edhe një listë me një numër të madh të kuadrove që do drejtojnë dikasteret ministrore.

Jozyrtarisht merret vesh që postin e zëvendëskryeministrit do ta udhëheq deputeti aktual dhe nënkryetari i ASH, Elmi Aziri.

Postin e ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga, i cili do braktis detyrën e anëtarit në KSHZ.

Ndërsa në postin e ministrit të Shëndetësisë janë disa nga emra në lojë, pasi që kjo parti është e njohur me numër të madhe mjekësh. Por jozyrtarisht përmenden emrat e Valbon Limanit, bashkëpunëtor i ngushtë i Taravarit, më pas Fadil Cana, por edhe një nga kuadrot e mjekëve nga Tetova që së fundi aderoi në ASH dhe u bë pjesë e kryesisë.

Në postin e zvministrit të mbrojtjes përflitet Zulfi Adili, ndërsa për zvministër të Punës dhe Politikës Sociale pritet të jetë një përfaqësuese femër e ASH-së. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews