Ballina Argëtim Showbiz Teksa përpiqet t’ju shmanget kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën...

Teksa përpiqet t’ju shmanget kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën (Video)

Kamerat dhe gazetarët janë kthyer në një makth për Clara Chia Marti-n, të dashurën aktuale të Gerard Pique-s. Siç duket, ajo nuk e priste gjithë këtë vëmendje dhe interesim kur nisi romancën e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës, ndërkohë që ai ishte në një marrëdhënie me Shakirën akoma.

Që prej qershorit të vitit të shkuar, kur u bë publike ndarja e Pique-s dhe këngëtares, Clara është përpjekur t’u fshihet kamerave, por pa rezultat.

Së fundmi Gerard Pique dhe Clara Chia Marti po ecnin rrugëve të Barcelonës, ku sigurisht janë pikasur nga gazetarët të cilët kanë gjetur rastin për t’ju bërë disa pyetje. Pique tashmë i mësuar me vëmendjen iu është përgjigjur duke qeshur.

Ndërsa Clara duke tentuar t’u fshihet është përplasur rrugës me një tabelë, moment në të cilin partneri i saj është “shkrirë” duke qeshur.

Kujtojmë që më herët Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram. Çifti dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

Siç pritej seksioni i komenteve poshtë fotos së Pique-s ishte i tejmbushur, ku mbizotëronin ato që i rikujtojnë ish-partneren e tij, Shakirën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews