Abdurrahmani, 11 vjeç, dhe Aysima, 7 vjeç, humbën jetën nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Adiyaman. Prindërit e tyre, Osman dhe Muzeyen Toprak, dolën me plagë të lehta nga rrënojat por fatmirësisht janë gjallë. Fëmijët e tyre humbën jetën, duke shkaktuar një dhimbje jashtëzakonisht të madhe te ata.
Gjatë përpjekjeve të ekipit të kërkim-shpëtimit, në rrënoja u gjet edhe një faqe nga ditari i vëllezërve. Shënimi i shkruar nga Abdurrahman për Aysima-n në vitin 2018, fillonte me fjalët: “Ne jemi dy vëllezër që e duam njëri-tjetrin”. Fjalët e shkruara prekën shumë personat e pranishëm në vendngjarje. Abdurrahmani shkruante për ditët e lumtura që kalonte me të vëllain.
Më poshtë një pjesë e ditarit:
“Përshëndetje. Unë jam Abdurrahman dhe ky është vëllai im Aysima. Ne jemi dy vëllezër që e duam njëri-tjetrin. Ne luajmë me lojëra shumë të bukura së bashku. Një ditë, ndërsa unë po ngisja makinën time me bateri, edhe vëllai im donte të hipte. Meqenëse nuk mund ta ngiste i vetëm, e ndihmova dhe ecnim bashkë. Ishte një ditë shumë argëtuese. Ne vazhdojmë të luajmë lojërat tona të preferuara”