Në kamerat e sigurisë janë pasqyruar momentet e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, që e tronditën Turqinë. Gjatë tërmeteve që goditën 10 qytete ka pasur një panik të madh në fabrika, vende pune, shtëpi dhe objekte. Gjatë tërmetit shkatërrues që ndodhi në Adana, infermieret që punonin në një spital privat vrapuan drejt foshnjeve që luftonin për jetën në inkubator, përcjell Gazeta Express.
Në tërmetin e parë të mëngjesit që shkaktoi shkatërrime të mëdha në Kahramanmaraş, Hatay dhe Adiyaman, ndërtesat u tronditën fuqishëm, ndërsa kamera e jashtme e një objekti regjistroi dritat që ndriçonin errësirën e natës. Kamera e objektit u dridh sikur të ishte shkulur, raporton Hurryet.
Ilaçet në një farmaci u shpërndanë në dysheme gjatë tërmetit. Kompjuterët në internet kafe u dridhën sikur po çmontoheshin. Punëtorët në turnin e natës në një fabrikë prodhimi lanë gjithashtu vendet e tyre të punës në panik.