Gazetarja Aida Topalli tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania pamjet nga periferia e Hatajit, aty ku tërmeti shkatërrues që tronditi kufirin turko-sirian ka lënë pas vetëm rrënoja.
Ajo pohoi se ndërtimet e bëra pas vitit 2000 janë shembur të gjitha.
Gazetarja tha se pamjet nga gjetja e viktimave janë tronditëse. Ka nga ata që dalin nga rrënojat dhe i presin familjarët, ndërsa ka të tjerë që nuk i pret askush, pra familje të shuara totalisht.
“Varret nuk dihet se ku janë. U janë vënë rroba mbi varre për të bërë dallimin se kujt i përket secili varr,” – u shpreh Topalli e cila theksoi se viktimat po varrosen të mbështjella me çarçaf pa u identifikuar, në mungesë të qeseve të zeza.