Spektakli i sotëm ka nisur me debate të forta mes banorëve, ku në qendër ka qenë situata e krijuara mes Luizit dhe Armaldos. Ky debat u komentua edhe nga banorët.
Kiara: Të them të drejtën unë sot u mërzita shumë për Armaldon. Unë të dy i dua shumë dhe kam marrëdhënie të mira me të dy. Të ndodhem me një situatë të tillë mes dy zjarresh, nuk është aspak e lehtë. Luizi e tepron herë pas here dhe nuk njeh limite. Këta kanë qenë “hidh e prit” me njëri-tjetrin.
Valbona: Ja thash edhe sot Armaldos, ne nuk po e besojmë se kur flasin seriozisht e kur bëjnë shaka. Kur përmendi policinë, thash “plasi”.
Olta: Ti nuk ke qenë aty.
Valbona: Olta, unë kam qenë shtrirë aty. E kam parë shumë të shqetësuar Armaldon. Dhe Dea dhe Luizi po qeshnin dhe ne nuk po e merrnim vesh.
Bledi: Kam katër emra që janë kampionë të bullizimit. Fillon nga Kristi e mbaron te Armaldo. Këta të katërt dhe kur ulen në krevat, përgojojnë dhe poshtërojnë të gjithë dynjanë.
Armaldo: Ta mbyllim këtë temë. Kjo nuk duhet marrë në mënyrën sesi e interpreton ti.
Bledi: Ne kemi kërcënuar dhe indinjuar lojtarët dhe askush nuk reagon, sepse janë aktorë. Shajnë e kërcënojnë të gjithë ditën.
Olta: Ti tregon veten tënde sesa i aftë je të ndryshosh ujrat e shtëpisë.
Bledi: Pasnesër do i shikosh të përqafuar bashkë. Olta është një aktore amatore.
Olta: Ti që shan profesionin tim, o Zot i Madh.
Nita: Bashkohem me mendimin e Bledit. Unë para disa ditëve i kam thënë Armaldos se është bërë “kurban” i shtëpisë. I kam treguar se po më vjen shumë keq kur e shoh në pozita kaq të vështira. Vazhdojnë teatrot e njëjta. Ka raste kur personat që bëjnë lojë, kanë qeshur me të. Unë jam bullizuar, kur thash se Armaldon po e shoh keq.
Bledi: E bullizuan në mënyrë skandaloze dhe jam ngritur vetëm unë.
Olta: Vetëm ti? Kam reaguar edhe unë.