Ballina Argëtim Showbiz Olta ia plas në sy Kristit: Po bëhesh i rrezikshëm! Nëse do...

Olta ia plas në sy Kristit: Po bëhesh i rrezikshëm! Nëse do të vijë mundësia, do të largoj

Nëse të gjithë mendonin se aktorja Olta Gixhari ka frikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Luizin, e keni gabim.

Së fundmi, teksa po bisedonte me Dean, Nitën dhe Kristin, aktorja deklaroi se nëse Vëllai i Madh do t’i jepte mundësinë që të largonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai do të ishte pikërisht Kristi Sipas Oltës ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta largojë nga shtëpia. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë brenda shtëpisë për të larguar, teksa aktorja i përgjigjet se ‘do u vijë radha’ të gjithëve.

Pjesë nga biseda

Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani

Kristi: Unë i rrezikshëm?

Olta: Po

Kristi: Për ty?

Olta: Patjetër që për mua

Kristi: Pse?

Olta: Je lojtar shumë i fortë

Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu

Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra

Kristi: Po ka të tjerë

Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi

@tn.lajmelokale
@tetovanews