Ballina Argëtim Një kapitull i ri larg Brad Pitt! Angelina Jolie shet vilën miliona...

Një kapitull i ri larg Brad Pitt! Angelina Jolie shet vilën miliona dollarëshe dhe zhvendoset

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Lëvizja vjen pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni

Angelina Jolie pritet të largohet nga Los Angeles, ku ka jetuar që prej ndarjes nga Brad Pitt, pasi raportohet se ka blerë një pronë të re në Connecticut. Lëvizja vjen pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, në muajin shtator, për 24.75 milionë dollarë.

Në vitin 2024, aktorja kishte deklaruar se qëndrimi në Los Angeles lidhej me divorcin dhe se do të largohej sapo fëmijët e saj të mbushnin 18 vjeç.

Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë, ndërsa një nga arsyet e zgjedhjes së saj kishte qenë afërsia me banesën e ish-bashkëshortit, në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë të dy prindërve.

Edhe pse më herët ishte përfolur se aktorja mund të largohej nga Shtetet e Bashkuara, ajo pritet të vazhdojë të kalojë kohë në New York, ku zotëron biznesin e modës Atelier Jolie dhe një pronë në Manhattan.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilën zonë të Connecticut ndodhet shtëpia e saj e re./tvklan.al