Një tjetër çift po krijohet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, bëhet fjalë Keisi dhe Kristi.
Dyshja kanë nisur të flirtojnë që në ditët e para të hyrjes në shtëpi të Keisit dhe kjo duket se i ka rënë në sy edhe banorëve të tjerë.
Ditën e sotme teksa qëndronin në kuzhinë Kiara nisi të ngacmojë Kristin për raportin e tij me Keisin. “Këtë buzëqeshje kështu ta kthen vetëm një gjë. Ta jep ai flirti. Pëlqimi për dikë”, tha Kiara.
Nga ana tjetër Olta ndaloi Keisin në dhomën e grimit duke e pyetur atë për ndjenjat që ka ndaj Kristit. Keisi as e pranoi por nuk e mohoi që mes tyre të nisë një lidhje dashurie.
Pjesë nga diskutimi
Olta: Ke filluar ta kesh qejf vërtetë?
Keisi: Diçka është
Olta: Lëre të rrjedhë
Keisi: Është pak e sikletshme
Olta: Unë them që këtë gjënë ai e ka bërë për të dyja. Nuk po flisnim këtu për atë gjë
Keisi pranon pëlqimin për Kristin, Olta e merr në pyetje për raportin mes tyre. Ja komenti i Kiarës për dyshen