Historia e dhimbshme e dy shoqeve të ngushta Selin dhe Serin, të cilat humbën jetën nga tërmeti në Adiyaman të Turqisë. U lindën në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin spital, u rritën bashkë, në shkollë bashkë, tërmeti i zuri në një dhomë hoteli, u varrosën pranë njëra-tjetrës…
Më 6 shkurt humbën jetën nga tërmeti nxënësit volejbollistë nga Republika Turke e Qipros Veriore, të cilët ishin në një hotel në Adiyaman.Histori të dhimbshme vazhdojnë të dalin nga rrënojat e hotelit të shkatërruar.
Dhimbja nuk ka fund për nxënësit e Kolegjit Turk Maarif të Famagusta (Gazimağusa), të cilët humbën jetën nga tërmeti në Adiyaman, ku kishin ardhur nga Republika Turke e Qipros Veriore më 3 shkurt për të marrë pjesë në turneun e volejbollit.
U zbulua se 13-vjeçaret Selin Karakaya dhe Serin İpekçioğlu, të cilat humbën jetën nga tërmeti, kishin lindur në të njëjtin spital dhe në të njëjtën ditë, dhe se dy mikeshat e ngushta ndanin të njëjtën dhomë natën e tërmetit, madje me krevate te bashkuara.
Sipas raportit të Sabah, Selin Karakaya dhe Serin İpekçioğlu kanë lindur në Famagusta (Gazimağusa), Republika Turke e Qipros Veriore, më 29 janar 2009 në të njëjtin spital, në dhoma të vendosura pranë njëra-tjetrës, disa orë larg njëra-tjetrës.
Familjet që njiheshin më parë, krijuan miqësi të ngushtë familjare gjatë periudhës së lindjes në spital. Selin dhe Serin u rritën së bashku që në foshnjëri dhe festuan së bashku ditëlindjet. Ato së bashku fituan edhe Kolegjin Turk Maarif. Të dyja ishin të apasionuara pas shahut dhe volejbollit. Ato iu bashkuan edhe ekipit të volejbollit të shkollës.
Dy mikeshat shumë të ngushta ishin bashkë në fatkeqësinë e shekullit. Ato u thanë mësuesve të tyre se dëshironin të ndajnë të njëjtën dhomë në hotelin Isias ku u vendosën më 3 shkurt.
Pas ndeshjes së volejbollit që zhvilluan më 5 shkurt, ato shkuan në dhomat e tyre në mbrëmje. Dy mikshat e ngushtë i bashkuan dy shtretërit në dhomë dhe ranë në gjumë krah për krah. Atyre u ka nxjerrë gjumin tërmeti 7.7 ballë i shkallës Rihter ka ndodhi më 6 shkurt në orën 04:17 minuta dhe kanë përfunduar nën rrënojat e hotelit. Trupat e tyre të pajetë u nxorrën më 10 shkurt dhe u varrosën pranë njëra-tjetrës në vendlindje, në Republikën Turke të Qipros Veriore.
Të 28 nxënësit e shkollave të mesme të grupit prej 35 personash humbën jetën. Synimet dhe ëndrrat e nxënësve mbeten histori e qarë me lot. Selin dhe Serin, dy mikesha shumë të ngushta, shkruan një nga ato histori të hidhura.
Trupat e Selin dhe Serin u varrosën gjithashtu pranë njëra-tjetrës./tetova.com