Një person ka humbur jetën nga përmbysja e një autobusi me targa shqiptare në A1, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës, ndërsa agjencia e lajmeve Hina mësoi se një person tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes pasi mjeti është ende në rrugë dhe trafiku zhvillohet në një korsi.
Janë mësuar emrat e disa prej shqiptarëve që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur mesnatën e djeshme në Kroaci.
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka publikuar emrin e shoferit dhe dy pasagjerëve, konkretisht Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça.
Sipas BW, viktimë nga ky aksident ka mbetur 41-vjeçari Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment”, deklaron Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.
Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha për Hinën se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë. Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.
Në spitalin e Karllovcit janë pesë pacientë nga ky aksident trafiku, të gjithë janë në gjendje stabile. Siç ka thënë për Hinën, drejtoresha e spitalit Ivana Kovaçiq, gjatë vizitës së mëngjesit është konstatuar se gjendja e askujt nuk është përkeqësuar që nga mbrëmja dhe se po shërohen mirë në repartin e traumatologjisë dhe kirurgjisë abdominale. Të pesë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.
Përmbysja e autobusit në anën e majtë ka ndodhur pasi autobusi është kthyer djathtas dhe ka përplasur gardhin e autostradës, u bë e ditur pas hetimeve, por ende nuk është përcaktuar arsyeja pse drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 58 vjeç, është kthyer djathtas. në kilometrin e 112-të në orën 23:43 dhe goditi gardhin. Në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe një shofer.