Një 47-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij, njofton MPB.
“Me datë 02.03.2023, në ora 23:15, në zonën e Bit-pazarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet I.I.(47 vjeç) nga Shkupi, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij 45-vjeçare dhe nënën e tij”, thonë nga policia.
I dyshuari është ndalur në stacionin policor, me të është bërë intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit nga Njësia kundër krimeve të dhunshme – Departamenti për dhunë në familje në SPB- Shkup do të dorëzohet kallëzimi përkatës./tetova.com