Ballina Kronika Nxënësi vjedh 8 laptopë në një shkollë të Gazi Babës

Nxënësi vjedh 8 laptopë në një shkollë të Gazi Babës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Punonjësit policorë të Departamentit të Çështjeve Kriminale në NJPB Gazi Babë kanë zbardhur një vepër penale “vjedhje” në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, gjatë së cilës janë konfiskuar tetë laptopë, njofton MPB.

Siç informojnë nga ministria, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se veprën penale e ka kryer një nxënës i shkollës nga fshati Petrovc, Shkup. Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare në prani të njërit prind. Në të njëjtën kohë, disa nga laptopët u gjetën në një lokal shitjeje në Blv. “Aradhat Partizane”, ku pronari deklaroi se i kishte blerë nga nxënësi i moshës jomadhore.

Sendet i janë kthyer shkollës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj nxënësit do të bëhet kallëzim përkatës./tetova.com