Ballina Kronika Konfirmohet vdekja e studentes shqiptare nga aksidenti hekurudhor në Greqi

Konfirmohet vdekja e studentes shqiptare nga aksidenti hekurudhor në Greqi

Komuniteti shqiptar në Greqi, ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook se studentja me origjinë shqiptare Ifigjenia Micka është konfirmuar e vdekur nga aksidenti hekurudhor në Greqi.

Vdekja e Mickës konfirmohet nga avokati i familjes së saj. Ajo ndodhej në vagonët e parë të trenit të udhëtarëve, të cilat shpërthyen në flakë pas përplasjes fatale me një tren mallrash.

“Ifigjenia Micka, studentja me origjinë shqiptare, konfirmohet e vdekur nga avokati i familjes. Ngushëllime”, bëhet me Dije nga Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Nga informacionet e dhëna nga autoritetet greke, numri i viktimave është të paktën, 57, por mund të rritet ende për shkak të personave të zhdukur të cilët nuk janë gjetur ende.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews