Ballina Kronika Kishte ngarkuar traktorin me pjesë të infrastrukturës hekurudhore, ndalohet në hyrje të...

Kishte ngarkuar traktorin me pjesë të infrastrukturës hekurudhore, ndalohet në hyrje të Studeniçanit

Policia dje ka ndaluar një burrë në hyrje të Studeniçanit, i cili me traktor transportonte një sasi të madhe hekuri, përkatësisht pjesë të trenave dhe infrastrukturës hekurudhore.

Me datë 02.03.2023, në hyrje të fshatit Studeniçan, Shkup, zyrtarë policorë nga SPB- Shkup kanë privuar nga liria personin me inicialet A.N. nga fshati Trubarevë, Shkup.

A.N. është ndaluar derisa me traktor dhe rimorkio po transportonte një sasi të madhe hekuri, përkatësisht pjesë të trenave dhe infrastrukturës hekurudhore, njofton MPB.

Në stacionin policor, ai ka pranuar veprën duke sqaruar se sendet i ka marrë nga binarët e hekurudhës në fshatin Trubarevë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews