Ballina Bota Gjermanët në bisedime për ndërtimin e fabrikës së tankeve në Ukrainë

Gjermanët në bisedime për ndërtimin e fabrikës së tankeve në Ukrainë

Prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” po negocion me Kievin për të hapur një fabrikë tankesh në territorin e Ukrainës.

Prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” është duke negociuar me Kievin për hapjen e një fabrike tankesh në territorin e Ukrainës dhe kreu i kësaj kompanie, Armin Peiperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë “premtuese” dhe se shpreson se do të merret një vendim “brenda dy muajve të ardhshëm.”

“Një fabrikë “Rheinmetall” mund të ndërtohet në Ukrainë për rreth 200 milionë euro”, tha Peiperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë “mund të prodhojë deri në 400 tanke luftarake “Panther” në vit”, raporton Spiegel.

Kreu i “Rheinmetall” është i bindur se uzina në tokën e Ukrainës mund të mbrohet nga sulmet ajrore ruse./tetova.com