Ballina Kronika As në filma nuk ndodh kështu: Ngjarje e tmerrshme dhe dramatike në...

As në filma nuk ndodh kështu: Ngjarje e tmerrshme dhe dramatike në Izmir të Turqisë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Karabağlar të Izmirit . Një 22-vjeçar ka rrëmbyer nën kërcënimin e armës një vajzë 17-vjeçare, e cila po priste në stacionin e autobusit. Pasi qytetarët kanë njoftuar policinë, ekipet kanë ndjekur mjetin. Duke kuptuar se do të kapej, personi ka kryer vetëvrasje teksa po ngiste makinën. Ndërkohë makina doli jashtë kontrollit dhe u rrokullis. Jetën e u humbi edhe 17-vjeçarja e rrëmbyer.

Një person që futi me armë në makinë një vajzë 17-vjeçare në Karabağlar të Izmirit, kreu vetëvrasje duke e qëlluar veten me plumb në kokë, teksa po ngiste makinën gjatë ndjekjes nga policia. Automjeti i cili doli jashtë kontrollit si pasojë e vetëvrasjes së drejtuesit është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit edhe vajza që ndodhej në mjet ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 (14:45 me orën e RMV) në autostradën İzmir-Çeşme. Sipas informacioneve paraprake, Alican Şara (22 vjeç) ka ndaluar pranë vajzës me inicialet G.Ö. (17 vjeçe), e cila po priste në stacionin e autobusit në rrugën Umut Mahallesi të qytetit Karabağlar. Duke i drejtuar armën që kishte me vete, ai detyroi vajzën të futej në automjetin e tij dhe u largua. Ekipet e policisë filluan të ndërmarrin veprime pasi dëshmitarët okularë raportuan ngjarjen dhe filloi një ndjekje e rreptë e policisë pas të dyshuarit.

Ai bëri vetëvrasje kur e kuptoi se do të kapej.

Ndjekja, e cila filloi në qarkun Karabağlar vazhdoi deri në autostradën İzmir-Çeşme. Alican Şara, i cili ka marrë autostradën nga Limontepe i ndjekur nga ekipet e policisë, e ka qëlluar veten në kokë me armën që kishte me vete, kur kuptoi se do të kapej. Automjeti me të cilin po lëvizte ai, në momentin e vetëvrasjes doli jashtë kontrollit dhe u rrokullis.

U gjetën trupat e pajetë të 2 personave,

U konstatua se Alican Şara, i cili ishte drejtuesi i automjetit, ka qëlluar veten me armë dhe G.Ö., i cila ishte në pozicionin e pasagjerit dhe mësohet se ishte futur në automjet nën kërcënimin e armës, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë që në vendngjarje janë nisur një numër i madh i skuadrave policore. Trupat e pajetë të 2 personave që humbën jetën u dërguan në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Izmirit pas hetimeve nga prokurori.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./MYNET/tetova.com