Ballina Kronika Të shtëna në pikën e pagesës rrugore në Zhelinë, dy vëllezër të...

Të shtëna në pikën e pagesës rrugore në Zhelinë, dy vëllezër të plagosur

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Më datë 04.03.2023, në SPB-Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në pikën e pagesës rrugore në Zhelinë, personi me inicialet XH.A (40 vjeç) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave me inicialet A.K.(34 vjeç) dhe vëllait të tij A.K. 32 vjeç), të cilët i ka plagosur.

Dy vëllezërit janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore, njofton MPB.

Prokurori publik dhe zyrtarë policorë nga SPB – Tetovë kanë kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Bonus video: