Dje (7 mars), në ora 12:40, në Tetovë është raportuar se në rrugën e,,Shtipit” në Tetovë, vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga një 20-vjeçar nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar 82-vjeçarin me inicialet S.R (këmbësor).
Në këtë aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.
Lajmet e tjera nga kronika:
Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (7-mars), rreth orës 14:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë ndaluar një 17-vjeçar nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe amfetamina. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Mbrëmë (8-mars), rreth orës 15:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 47-vjeçarin M.P. nga Tetova. Ai dyshohet se nga oborri i një fabrike të Tetovës, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë më shumë produkte, të cilat i janë gjetur dhe i janë konfiskuar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Dje (7 mars), rreth orës 11:50 minuta, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj L.T. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
Dje (7 mars), rreth orës 13.40, zyrtarët e policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë ndaluar 58-vjeçari F.S. nga Gostivari, i cili është denoncuar nga 29-vjeçari Xh.A., po ashtu nga Gostivari se rreth orës 13:15 në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar i njëjti e ka sulmuar fizikisht. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Pardje (6 mars), në ora 19:00 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr i cili është përhapur në një shtëpi uikendi në Tudencë të Tetovës në pronësi të 33-vjeçarit D.K. nga Tetova. Nuk ka persona të lënduar, me ç’rast janë djegur çatia dhe disa elektro-aparate dhe orendi shtëpiake. Inspektimin e ka kryer një ekip i Stacionit policorë- Tetovë.
Pesëdhjetë e dy vjeçari Z.A. nga Orasha e Tetovës, dje (7 mars), në ora 10:50, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 06:00 në rrugën ,,180” blloku 70 në Tetovë është kafshuar nga një qen i pastrehë./tetova.com