Ballina Aktualitet Kosovë LAJM I TRISHTË/Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së (FOTO+EMRI)

LAJM I TRISHTË/Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së (FOTO+EMRI)

Njoftim
Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Enver HAVOLLI.
Varrimi i të ndjerit bëhet më O9.03.2023 në Fshatin Llapashticë e Epërme në ora 17:00.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës

Lajmi është publikuar nga faqja Beteja e Llapashticës në facebook.

Një njoftim ka bërë edhe familja Havolli:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë.

Me dhimbje të thellë por me pajtim në caktimin e Allahut ju njoftojmë se ndërroi jetë Babai, Gjyshi, Mixha ynë Enver Havolli (01.05.1947 – 09.03.2023) veteran i UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 09.03.2023 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme te lagjia e Havoll-ëve.

Të pikëlluar Familja Havolli!

@tn.lajmelokale
@tetovanews