Ka mbushur 99 vjet. Por, kjo moshë nuk po e ndalon të praktikojë atë që do më së shumti, ngarjen e makinës.
Kjo, edhe falë shëndetit të tij të mirë. Muharrem Behluli nga Komuna e Shtimes, makinat i ka pasion të madh.
99-vjeçari nuk nguroi të tregojë që shpejtësinë e do shumë dhe për këtë disa herë i është rrezikuar patenta. Po ashtu, të gjitha paratë që ai merr si pensionist i shpenzon për makinën.