Ballina Aktualitet Xhamia dhe xhemati i Xhepçishtit kanë shprehur një mirënjohje!

Xhamia dhe xhemati i Xhepçishtit kanë shprehur një mirënjohje!

Në emrin e familjes, Memeti dhe xhematit të Xhepҫishtit ju shprehim mirënjohje udhëheqësisë së Myftinisë së Tetovës në krye me myftiun Prof.dr. Qani ef. Nesimi dhe udhëheqësisë së Komunës së Tetovës në krye me kryetarin, Prof.dr. Bilall Kasamin për vlerësimin e hoxhallarëve të fshatit tonë, Mulla Bexhetit (1885-1889) dhe Mulla Bahriut (1923-1986), në aktivitetin e përbashkët tashmë tradicional, Akademinë solemne “Natë përkujtimore për ulematë e Tetovës”.

Këto dy hoxhallarë që kanë shërbyer në kohë të vështira kanë lenë gjurmë të pashlyera në organizimin e jetës fetare, edukimin fetar dhe ruajtjen e kultivimin e vlerave fetare dhe kombëtare në fshatin Xhepҫishtit, prandaj ky vlerësim është një nder i veçantë edhe për xhematin tonë.

Allahu fuqiplotë i nderoftë të gjithë nismëtaret dhe organizatorët e këtij aktiviteti!

@tn.lajmelokale
@tetovanews