Ballina Top Lajm Zjarr në Merovë të Komunës së Zhelinës, shkrumbohen 3 shtëpi dhe një...

Zjarr në Merovë të Komunës së Zhelinës, shkrumbohen 3 shtëpi dhe një kasolle (FOTO)

Zjarri në Merovë të komunës së Zhelinës ka kapluar 3 shtëpi e një kasolle.

“Sonte pas ores 20:00 kishim një thirje për zjarr në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës. Pasi arritëm në vendngjarje, kemi parë se digjen 3 shtëpi dhe një kasolle.

Menjëherë kemi filluar me shuarje të zjarrit, duke aritur që pas 2 orëve luftë me flakët e zjarreve, arritëm që ta lokalizojmë zjarrin e më pas edhe ta likuidojmë. Apelojmë tek qytetarët që të kenë shumë kujdes, pasi që një pakujdesi e vogël shkakton pasoja të mëdha” ka bërë të ditur komandanti brigadës së Zjarrëfikësve, Avni Ahmeti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews