Sot ne kuadër të aktiviteteve të ShB “Sharri”, ngjitëm Majen e Zezë 2585m/mld në malet e Sharrit duke u nisur nga Prevalla, grupi ishte i përbërë nga 8 pjestarë dhe nga fillimi na u bashkangjiten edhe 5 qenë të sharrit të cilët ishin gjatë gjithë kohës me ne.
Aktiviteti zgjati mbi 9 orë, u përshkuan 16 km me një disnivel 1330m. Kushtet atmosferike nuk kanë qenë të mira. Mjegulla, bora dhe era na përcjellën gjatë gjithë aktivitetit.
Dalja për në kurriz te Sharrit për ngjitjen në Majën e Zezë na sfidoi tej mase me erëra të fuqishme të cilat e zbritën temperaturën nën -20 gradë celcius, të përcjellura me mjegull të dendur dhe (gjilpëra) të borës. Fatmirësisht grupi ishte i pregaditur edhe për këto kushte ekstreme të motit.
Plani fillestar ishte të bënim një aktivitet të lehtë, sepse gjysma e grupit ishte me agjërim, por na doli “dardhë me bisht” por ne i kishim “dhëmbët e fortë”.