Ballina Kronika Zbardhja e vrasjes se Nikulajt/ Mediat britanike jehonë lajmit

Zbardhja e vrasjes se Nikulajt/ Mediat britanike jehonë lajmit

“Autoritetet ndërkombëtare po kërkojnë 4 britanikë për vdekjen e një biznesmeni shqiptar i cili u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij”. Kështu e nis artikullin e saj, britanikja “The Sun” pasi policia shqiptare mundi të zbardhë atentatin ndaj Ardian Nikulajt, e cila ndodhi një javë më parë në Shëngjin. “The Sun” shkruan edhe për shqiptaro-britanikun Edmond Haxhia, i cili po kërkohet gjithashtu për vrasjen.

“Autoritetet lokale thuhet se po koordinohen me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Policinë Metropolitane pas vrasjes, e cila ndodhi të mërkurën më 19 Prill. Grupi i britanikëve mendohet se janë arratisur në një vend të panjohur pas vrasjes”, shkruan ‘The Sun’.

“Grupi i britanikëve besohet të ketë ikur në një vend të panjohur pas vrasjes” – shkruan tabloidi britanik. Sipërmarrësi, 51 vjeç, u qëllua për vdekje në lokalin e tij “Coral” në Shëngjin ne 19 prill. ©LAPSI.al