Personi që shihni në foton më lart është Edmond Haxhia i cili akzuohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, një javë më parë në Shëngjin. Haxhia ishte kthyer tre muaj më parë nga Anglia dhe dyshohet se ka qenë pikërisht ky momenti ku ka porositur të gjithë planin. Porositësi është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj, fis në konflikt me Nikulajt që prej 1996.
ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është
Policia e Shtetit përmes një deklarate për media pasditen e sotme bëri me dije se ka identifikuar 6 personat e përfshirë në ngjarje dhe i ka shpallur në kërkim. Përpos Haxhiajt, të përfshirë janë: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Ndërkohe autori i vrasjes është portugezi Ruben Saraiva, teksa katër personat e tjerë të shpallur në kërkim janë me kombësi britanike