Gjendet motori që u përdor nga ekzekutori i biznesmenit Adrian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.
Motori është gjetur pas hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit.
Mjeti i përdorur nga “killeri” portugez u gjet në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhia, që dyshohet të jetë organizatori dhe porositësi në fshatin Kakarriq.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.