Isak Njutoni njihet si ndër shkencëtarët më të njohur të historisë, sidomos për “Gravitetin” dhe “Teorinë e sferave”. Ai ishte fizikant, por edhe një filozof, teolog, shpikës, alkimist dhe matematikan. Ndër studimet dhe zbulimet e britanikëve spikat vepra “Parimet matematikore të filozofisë natyrore”, botuar në vitin 1687. Në të ai hodhi themelet e teorisë së gravitetit dhe të ligjeve të lëvizjes, duke shënuar një para dhe pas në histori të shkencës. Fizikani më se i njohur, duke u konsideruar si “babai i fizikës moderne”, vdiq në 1722, më 31 mars, në Londër, për shkak të difuzionit të veshkave, teksa ishte duke fjetur. Por tani del në pah edhe diçka më e veçantë; aftësia e tij metafizike apo parashikimi me profeci i të ardhmes. E bëri në vitin 1704, ku Isak Njutoni u përpoq të parashikonte apokalipsin përmes llogaritjeve matematikore dhe bazuar në përmbajtjen e Biblës. Epo, fizikani përcaktoi se si dhe kur do të jetë fundi i botës. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, padyshim ky parashikim është ende me ne: “Mund të përfundojë më vonë, por nuk shoh arsye që të përfundojë më shpejt”, tha ai në dorëshkrimin, i cili ndodhet në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, që nga viti 1969.
Në dokumentin e lartpërmendur, fizikani parashikoi që Krishti do të kthehej në Tokë në vitin 2060 (kujtojmë se rreth kësaj periudhe rikthehet edhe kometa Hallej). “Njutoni ishte i bindur se Krishti do të kthehej dhe do të krijonte një Mbretëri globale paqeje”, tha profesori i historisë, Stephen D. Snobelen, më 2003. Sipas tij, për të arritur profecinë, shkencëtari u bazua në “Librin e Danielit”. Prandaj, ai përcaktoi se “kohët dhe pjesa e parë nuk do të përfundojnë para vitit 1960 dhe as pas 2344”.