“Ora News” siguron pamjet e aksidentit të frikshëm që u shënua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke u përmbysur në mes të rrugës.
Drejtuesi ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës, më pas një kosh mbeturinash dhe në fund është përplasur me pemën dhe duke përfunduar përmbys.
Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht, por ka marrë lëndime të lehta teksa është transportuar në spital me urgjencë, jashtë rrezikut për jetën.
Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar./Ora News