Ballina Kronika Vrau, copëtoi dhe futi në valixhe prindërit e të fejuarit, dënohet me...

Vrau, copëtoi dhe futi në valixhe prindërit e të fejuarit, dënohet me 30 vite burg 39-vjeçarja nga Durrësi në Itali (VIDEO+FOTO)

Elona Kalesha, 36-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila vrau e më pas copëtoi trupat e prindërve të të fejuarit të saj, duke i futur në valixhe, është dënuar nga një gjykatë italiane me 30 vjet burg.

Sipas mediave italiane, ajo akuzohet për vrasjen e prindërve të ish të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Çifti Pasho u zhduk në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre ishin fshehur në valixhe. Trupat e tyre u gjetën në një fushë mes autostradës Firence-Piza-Livorno në dhjetor të vitit 2020.

Ajo po priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy prindërit e të fejuarit të saj, në një përpjekje që mos t’i thoshin djalit të tyre, Taulant Pashos, i fejuar në atë kohë me Elona Kaleshën, se fëmija nuk ishte i tiji.

Ishte kjo përmbyllja përfundimtare e një sage të vërtetë me protagonizëm shqiptar në Firenze, e cila u bë e njohur si ngjarja e “trupave në valixhe”. Tre valixhe e më pas një e katërt, u gjetën në dhjetorin e vitit 2020 në Firenze. Brenda tyre, mbetje mortore të dy individëve, një burri dhe një gruaje.

Pas hetimeve policore, u zbulua se ato mbetje, i përkisnin një çifti shqiptarësh, të cilët u identifikuan më pas si Shpëtim dhe Teuta Pasho. Dyshime filluan të hidheshin mbi një krim me sfond mafioz, për shkak të të shkuarës të djalit të tyre, Taulant Pashos. Ky i fundit, më vonë, u zbulua se ishte i burgosur në Zvicër.

Ndërsa dyshime të forta binin edhe mbi të, ngjarja mori një rrjedhë përtej të imagjinueshmes. Ish e fejuara e Taulantit, Elona Kalesha, u përball me prokuroren e çështjes, Ornella Galeotti. Pas një zbërthimi të dinamikave disa mujore, u zbulua se krimin, në detaj, e kishte organizuar dhe kryer Kalesha. Kjo, në bashkëpunim me të tjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews