Në sheshin “Iliria” në Tetovë, sot vizitova shtandet e shkollave të mesme të qytetit të cilët bënë prezantimin e programeve dhe drejtimeve të tyre për vitin shkollor 2023/ 2024, shkruan Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Më tej ai thotë se “Ditët e Hapura”, aktivitet i organizuar nga shkollat e mesme në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, është në funksion të informimit sa më të saktë të nxënësve që mbarojnë ciklin fillor dhe të kenë pasqyrë më reale për ciklin e mesëm ku nga afër njihen me drejtimet e reja profesionale. Gjatë vizitës dhe takimet me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit pata mundësi që të bashkëbisedojë jo vetëm për regjistrimin, por edhe për procesin edukativo arsimor në përgjithësi. Ky organizim tashmë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm tek të gjithë nxënësit. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë kushte më të mira arsimore duke qenë shembull për të gjithë. Sepse Tetova e meriton, nxënësit tanë e meritojnë, përfundon Kasami