Helikopteri merr flakë në ajër dhe përplaset me kompleksin e apartamenteve në Florida, dy viktima dhe 4 të plagosur
Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën kur një helikopter u rrëzua të hënën në mëngjes në një ndërtesë apartamentesh në Pompano Beach në Florida të SHBA-së.
Pamjet dramatike tregojnë momentin kur helikopteri u përplas në një kompleks apartamentesh. Përplasja ndodhi pranë një aeroporti në veri të Fort Lauderdale, ndërsa helikopteri ishte ngritur për një thirrje urgjente.
Sipas zyrtarëve helikopteri ishte nisur për të marrë një grua që ishte përfshirë në një aksident kur pati probleme me motorin.
Sipas Sherifit Broëard Gregory Tony, në nga viktimat ishte një anëtar i ekuipazhit të helikopterit dhe tjetra ishte një grua e cila ndodhej në shtëpinë e saj kur helikopteri u rrëzua.
https://www.youtube.com/shorts/0PIRf212A8g?feature=share
Katër personat e plagosur u dërguan në Qendrën Mjekësore North Broëard.
Punonjësit e plagosur të Broward Sheriff Fire Rescue ishin piloti i helikopterit Daron Roche, 37 vjeç, i cili ka qenë me BSO për katër vjet dhe zjarrfikësi Mikael “Mike” Chaguaceda, 31, i cili ka qenë me BSO për pesë vjet.
#BREAKING #USA #Florida UPDATE: Two individuals that were involved in the helicopter crash were hospitalized, and authorities have not disclosed their condition. https://t.co/KX26qnpnXT pic.twitter.com/uDWagQIgAG
— The National Independent (@NationalIndNews) August 28, 2023