Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar. Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut.
‘Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.
I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.
I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizën e pushkës së detit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Klajdi konsiderohej si në i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.